Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se për rastin e Ëmblës nga Gostivari me sindrom down është angazhuar edhe presidenti.

Ai sot ka vizituar familjen e saj dhe shkollën “Bashkimi” ku ajo ndjek mësimin.

“Me prindërit e Ëmblës ka biseduar për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballen në baza ditore, duke u përqëndruar në mundësinë e tejkalimit të tyre. Pendarovski i inkurajon dhe mbështet prindërit në luftën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndet reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe Vendimin e Komisionit për parandalim të diskriminimi që të hap procedurë për rastin me Ëmblën. Presidenti potencoi rëndësinë e zbatim të dispozitave ligjore për gjithëpërfshirje në arsim, duke potencuar përgjegjësisë sociale veçanërisht edhe ndaj grupeve të prekura”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kabinetit.


Komisioni do të vendosë nëse Ëmbla do të vazhdojë mësimin aty ku ka mësuar ose në klasë me fëmijë me aftësi të kufizuara
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për kreun e shtetit, Pendarovski, janë papranueshme veprimet e individëve të cilët në çfarëdo mënyre kërcënojnë të drejtat e fëmijëve.

Po ashtu presidenti i vendit shihet duke përcjellë Ëmblën nga shtëpia deri në shtëpi ndërsa shperehet se në këtë shoqëri të gjithë jemi të barabartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

““Në këtë shoqëri të gjithë jemi të barabartë. Erdha t’ia jap dorën time të mbështetjes dhe ta ngriti vetëdijen se gjithpërfshirja është parimi bazë”, tha Pendarovski./Telegrafi/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski përcjell Ëmblën në shkollë shkruan Telegrafi.