Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski.

Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se është i bindur se sa më të ndryshëm të jemi, aq më i gjerë është horizonti i mundësitë.

“E gjithë kjo varet vetëm nga ne dhe nga gatishmëria jonë për të pranuar diversitetin si të mirë të përbashkët”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit shkruan Telegrafi.