Pendarovski po dakordohet të shkojë për vizitë zyrtare në Sofje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se për jo më shumë se një muaji do të shkojë për vizitë zyrtare në Bullgari.

Pendarovski u shpreh se po dakordohet me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, ndërsa qëllimi është që të dy të japin kontribut në tejkalimin e kontestit mes dy vendeve.

“Do të përpiqem që së shpejti të jap edhe kontribut personal në proces për arsye se konsideroj se është e rëndësishme që secili insitucion në dy vendet duhet të japë kontribut. Për jo më shumë se një muaj planifikojmë dhe dakordohemi të shkoj për vizitë zyrtare në Sofje”, u shpreh pendarovski.

Ai përshëndeti edhe metodologjinë e re duke theksuar se megjithatë jemi në fazë fillimi ku dy palët tregojnë dëshirat se si dëshiron të shkojë procesi./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski po dakordohet të shkojë për vizitë zyrtare në Sofje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy