Pendarovski: Po të mos ishim NATO, nuk do të mund të merreshim me propagandën ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në takimin udhëheqës të organizuar nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë, me titull “Agresioni rus kundër Ukrainës: Vrull i ri për zgjerimin e BE-së?”.

Pendarovski iu referua rëndësisë së anëtarësimit në NATO dhe ndikimit të propagandës ruse në Ballkan.

“Nëse nuk do të ishim në NATO dhe nuk do të ndanim të gjithë informacionin në atë sistem, nuk do të mund të merreshim me të gjitha propagandat e tjera dhe lajmet e rreme. Nëse e krahasojmë depërtimin e shërbimeve ruse në rajon, veçanërisht në Maqedoni, tani nuk është aq i madh në krahasim me vitin 2018, kur organizuam referendumin për anëtarësimin në NATO, dhe veçanërisht para asaj fushate, kur subjektet e huaja krijuan 35 portale interneti brenda natës në vend, 2/3 e të cilit kishin emra të ngjashëm me ato ekzistuese”, tha Presidenti në diskutim.

Lidhur me kontestin bilateral me Bullgarinë, si pengesë në integrimin e Maqedonisë në BE, presidenti Pendarovski deklaroi se Bullgaria para dy vitesh e gjysmë filloi të paraqesë kërkesa që nuk kanë pikë kontakti me kriteret e BE-së./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Po të mos ishim NATO, nuk do të mund të merreshim me propagandën ruse shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy