Pendarovski: Propaganda nga vendet e treta dhe lajmet e rreme janë rrezik për rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën virtuale “Para ardhmërisë – Përgatitje për NATO 2030″ që organizon Klubi atlantik në Bullgari.

Duke uruar jubileun 30 vjeçar të themelimit, presidenti Pendarovski foli për përfitimet që Maqedonia e Veriut i ka nga anëtarësimi në NATO.

Prej mësimeve të nxjerra nga historia më e re, siç tha Pendaroski, është rëndësia e paralajmërimit të hershëm, posaçërisht kur sfidat janë të ndara dhe më të komplikuara, duke përfshirë këtu luftën cyber dhe hibride, ose sfidën më të re – menaxhimin e pandemisë që përveç pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike ka edhe pasoja në siguri”, tha Pendarovski.

Sipas tij, e rëndësishme për stabilitetin e bashkësisë transatlantike është kohezioni mes partnerëve për shkak se, siç thotë Pendarovski, asnjë problem në Ballkan nuk do të ishte zgjidhur në këto tre degada nëse nuk janë përfshirë SHBA dhe Evropa.

Advertisement

Pendaroski foli edhe për non-pejpërat ku përmendet Ballkani Perëndimor. Sipas tij, asnjë Qeveri përgjegjëse ose politikan evropian nuk do të mbështesë një ide të rrezikshme, por siç thotë Pendarovski, propaganda e vendeve të treta nuk përjashtohet.

“Jetojmë në shekullin e 21-të dhe duhet të mendojmë të bëjmë plane për të ardhmen. Ballkani pas komunizmit humbi miliona të rinj të cilët ikën në vendet ku historia është e pranishme në libra dhe jo në rrugë”, tha Pendarovski./Telegrafi/

 

Pendarovski: Propaganda nga vendet e treta dhe lajmet e rreme janë rrezik për rajonin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy