Pendarovski: Qasja selektive nga Qeveria ndaj bashkësive fetare kontribuoi që virusi të shpërndahet më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se një pjesë e Qeverisë në mënyrë selektive ka zbatuar masa, urdhrat dhe ligjet ndaj bashkësive fetare dhe kjo kontribuoi në shpërndarjen e virusit.

“Unë mendoj se disa pjesë të Qeverisë që në mënyrë selektive zbatonin masat, urdhrat dhe ligjet ndaj bashkësive fetare kontribuuan që të përhapet virusi. Nuk mund t’i përjashtoni nga përgjegjësia edhe krerët fetar apo liderë të veçuar rajonal në BFI dhe në KOM që vepruan më mënyrë të papërgjegjshme ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë tha se këto liderë fetar kanë kërkuar shkuarjen në xhami apo kisha pa protokolle dhe pa respektim të rekomandimeve.

“Unë e thash edhe në konferencën time të parë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse është e mundshme që Arabia t’i mbyll xhamitë, nëse është e mundshme papa vet të mbajë liturgji, nuk shoh arsye se pse xhamitë dhe kishat tona të jenë pjesërisht të hapura”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Qasja selektive nga Qeveria ndaj bashkësive fetare kontribuoi që virusi të shpërndahet më shumë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy