Pendarovski, Rutte: Këshilli i dhjetorit, test i vërtetë për besueshmërinë e procesit eurointegrues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte i cili po qëndron në vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendimet për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, perspektivën e vendit në raport me procesin eurointegrues si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Testi i vërtetë për besueshmërinë e procesit të zgjedhimit janë këshillat e ardhshëm të Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që Maqedonia e Veriut të bëj hap drejt BE-së.

Mbështetja për zhbllokimin e integrimeve tona është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe nxitje shtesë për procesin reformues”, tha Pendarovski në takim./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski, Rutte: Këshilli i dhjetorit, test i vërtetë për besueshmërinë e procesit eurointegrues shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy