Pendarovski-Scholz: Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe për situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, me ç’rast bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, plot besim dhe respekt të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Takimi u fokusua në sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.

Advertisement

Presidenti Pendarovski theksoi qëndrimin e Maqedonisë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht./Telegrafi/

Pendarovski-Scholz: Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy