Pendarovski: Siguria e gazetarëve varet nga të gjithë ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot u shënua Dita Botërore e Lirisë së Medias e cila kujton përgjegjësin dhe transparencën e mediave si dhe krijimin e një mjedis në të cilin ata do ta bëjnë punën e tyre në përputhje me parimet profesionale të gazetarisë, pa presione politike dhe ekonomike.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se siguria e gazetarëve është tek të gjithë, duke i bërë thirrje institucioneve që të ndjekin penalisht rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj punonjësve të mediave. Sipas tij mediat e lira nevojiten për zhvillimin e një demokracie liberale dhe të hapur.

“Vitet e pandemisë dhe lufta në Ukrainë na kanë treguar se sa e rëndësishme është puna e mediave për marrjen e informacionit në kohë, të verifikuar dhe të paanshëm në një kohë kur përballemi me një oqean dezinformatash që janë të dëmshëm për çdo demokraci.

Rrezikimi i sigurisë së punonjësve të medias po rrezikon lirinë e medias. Frikësimi, sulmi fizik, shantazhi, ngacmimi kibernetik, ngacmimi me bazë gjinore, diskriminimi dhe forma të tjera të ngacmimit i pengojnë punonjësit e medias të bëjnë punën e tyre lirisht”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Advertisement

Pendarovski: Siguria e gazetarëve varet nga të gjithë ne shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy