Pendarovski uron 22 Nëntorin: Gjuha dhe kultura janë fundamentale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski me anë të një kumtese me shkrim, duke uruar 22 nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe thekson se gjuha dhe kultura janë fundamentale të çdo populli.

Ai më tutje shkruan se mohimi i tyre nënkupton përpjekje për asgjësimin e përkatësisë etnike.Presidenti Stevo Pendarovski mes tjerash shkruan:

“Jemi krenar që Dita e Alfabetit së Gjuhës Shqipe tashmë 14 vite është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e atdheut tonë.

Gjuha dhe kultura janë fundamentale të çdo populli, mohimi i tyre nënkupton përpjekje për asgjësimin e përkatësisë së tyre etnike. Në shekullin XXI përpjekjet e tilla nuk mund të gjejnë vend dhe janë të dështuara.

Advertisement

Do të doja të shfrytëzojë rastin që edhe në kohë krize të shkaktuar nga pandemia me Kovidit -19 edhe një herë apeloj të mbetemi të bashkuar, solidar dhe të përgjegjshëm dhe të mbrojmë veten, më të afërmit tanë dhe të gjithë komunitetin. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit së Gjuhës Shqipe”.

 

Pendarovski uron 22 Nëntorin: Gjuha dhe kultura janë fundamentale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy