Sheqerinska: Gjuha maqedonase dhe populli janë realitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot tha se ka kaluar koha kur ministrat e mbrojtjse jepnin deklarata, siç ishte ajo e ministrit t[ mbrojtjes së Bullgarisë Krasimir Karakaçanov, ndërsa dikush ti merr seriozisht dhe se një komunikim i tillë nuk u ngjan vendeve anëtare të NATO-s.

“Gjuha maqedonase, populli maqedonas është realitet dhe se asnjë fjalim politik, as grindjet politike nuk do ta ndryshojnë këtë realitet. Megjithatë mund të bëjmë një të ardhme të mirë për popujt tonë dhe të japim më shumë shanse për të rinjët tanë. Ne kështu e shikojmë detyrën tonë”, tha Sheqerinska.

Ajo theksoi se do të vazhdojë që t’i dërgojë të njëjtat mesazhet që i ka dërguar në të kaluarën, ndërsa me këtë siç tha ajo, “qytetarët tanë nuk qajnë dhe presin që t’u sigurohet siguria, ndërsa kjo siguri varet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Sheqerinska: Gjuha maqedonase dhe populli janë realitet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy