Pendarovski uron Pashkët: Deri në fund të imunizimit, le të jemi të ndërgjegjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski ka dërguar urime me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

“Ju uroj t’i kaloni ditët festive në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi, gëzim dhe dashuri. Pashkët si një festë shprese i mbushin zemrat me ngrohtësi, ndërsa mendimet me optimizëm dhe besim. Le të përhapim dashuri dhe mendime të mira dhe t’i gëzohemi jetës. Bujaria, mirësia dhe sinqeriteti qofshin gjithnjë me ne.

Ashtu si krishterimi do të ishte bosh pa ringjalljen e Krishtit, ashtu edhe jetët tona do të ishin boshe pa dashuri, dhembshuri, moral, ndarje dhe mirënjohje.

Pas më shumë se një viti jetese në pandemi e cila e rrezikon shëndetin dhe shkakton dëm ekonomik, fundi i golgotës me të cilën po përballet gjithë njerëzimi po afrohet. Deri në fund të imunizimit, le të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thuhet në mesazhin e urimit nga Presidenti Pendarovski me rastin e festës së madhe krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

Advertisement

Pendarovski uron Pashkët: Deri në fund të imunizimit, le të jemi të ndërgjegjshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy