Pendarovski viziton pjesëtarët e kontingjentit të RMV-së në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Kosovës, ka vizituar sot Komandën Rajonale – Perëndim të KFOR-it në Pejë.

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Kosovës, sot ka vizituar Komandën Rajonale – Perëndim të KFOR-it në Pejë, ku ka takuar pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka realizuar takim me komandantin e Komandës Rajonale – Perëndim, kolonel Francesco Ferara.

Në takimin me pjesëtarët e kontingjentit të RMV-së në misionin “KFOR”, ku janë të dislokuar 65 pjesëtarë të ushtrisë sonë, është biseduar për obligimet dhe kryerjen e detyrave, si dhe për aktivitetet e tyre aktuale.

Presidenti Pendarovski e vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin ushtarët tanë i kryejnë kërkesat dhe detyrat e parashtruara dhe theksoi se ata përfaqësojnë nderin, profesionalizmin dhe moralin e të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Presidenti theksoi se misioni i tyre ka një vlerë të shtuar, sepse ata shërbejnë në një vend që është fqinj dhe mik ynë dhe me të cilin kemi lidhje të thella historike, kulturore dhe ekonomike, ndërsa tha se prania e tyre në Kosovë thellon dhe forcon edhe më shumë këto marrëdhënie./Telegrafi/

Pendarovski viziton pjesëtarët e kontingjentit të RMV-së në kuadër të KFOR-it në Kosovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy