Në fjalimin e tij të fundvitit, i pari i shtetit Stevo Pendarovski, ka komentuar edhe tërheqjen e Zoran Zaevit nga politika. Tha se Zaev po tërhiqet në momentin kur partia e tij (LSDM) është në pushtet dhe se kjo është një situatë diametralisht e kundërt me atë të vitit 2017.

“Edhe pse nuk futet në kompetencat e mia, do të më lejoni, fare shkurtimisht ta komentoj tërheqjen nga politika të kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev, me të cilin në dhjetë vitet e kaluara së bashku kemi luftuar në lëvizjen më të gjerë qytetare për të drejtat dhe liritë njerëzore. Pavarësisht nga qëndrimet individuale të qytetarëve për politikat e kryeministrit në ikje, opinioni i ka të njohura disa mosmarrëveshje edhe midis nesh për disa çështje, ky është një akt i pakontestueshëm që duhet të përshëndetet sepse nuk ndodh shpesh në demokracitë e reja.

Është fakt se ai po tërhiqet kur partia e tij është në pushtet, kurse kjo është një situatë diametralisht e kundërt me atë të vitit 2017, kur nuk mund të zbatonim tranzicion të qetë të pushtetit kur kishte shumicë të formuar parlamentare, që provokoi drejtpërdrejt ngjarjet e 27 prillit, turpin më të madh për demokracinë maqedonase në histori”, u shpreh shefi i shtetit Stevo Pendarovski.


Pendarovski: Të mos nxitohet me zgjidhjen e problemit me Bullgarinë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski: Zaev po tërhiqet kur partia e tij është në pushtet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";