Penov: OBRM-PDUKM le të tregojë me vepra se është për anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM le të tregojë në veprim se janë për Maqedoninë evropiane një gjë është tjetër me fjalë, një tjetër në vepra. Ata janë kundër kushtit bazë që BE-ja vendos për ndryshimet kushtetuese. Kjo do të thotë bllokim i rrugës për në Evropë, tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe deputet i PLD-së, Risto Penov.

Sipas tij, PLD-ja është në koalicion me LSDM-në dhe ka paralajmëruar se do ta mbështesin kandidatin konsensual që do të propozohet nga partia më e madhe në pushtet.

“Këto janë pallavra normale politike, kur janë bashkë në koalicion, ai ishte ministër i mirë i mbrojtjes, kur nuk janë në koalicion, ai person nuk është i denjë për to.

“Xhaferi me funksionin kryetar Kuvendi dhe më herët si ministër, tregoi se ka kapacitet që ta ushtrojë edhe këtë funksion. Kampanja e tyre e deritashme me “Artanizimin” ishte e mjaftueshme, ndërsa tani duhet të këndohet një këngë e re”, tha Penov në emisionin “Studio10”./Telegrafi/

Advertisement

Penov: OBRM-PDUKM le të tregojë me vepra se është për anëtarësim në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy