Penov: Po përmirësojmë jetën e qytetarëve, deri në fund të vitit do të jetë gati kolektori i ujërave të zeza në Orman

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, komuna e Gjorçe Petrovit po zgjidh një çështje të rëndësishme për qytetarët, ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza që do të mbrojë mjedisin dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të fshatit Orman, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov i cili sot inspektoi punimet përfundimtare të ndërtimit.

“Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni Veriore-Kosovë me një shumë totale prej 329 mijë euro. Një pjesë e shumës është siguruar përmes programit IPA të BE-së, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale prej 15% dhe komunës së Gjorçe Petrovit prej 11,8%”, shtoi Penov.

Ministri Penov u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit, i cili është i një rëndësie të madhe për mbrojtjen e mjedisit dhe që zgjidh një çështje të rëndësishme për banorët e fshatit Orman.

“Programi i bashkëpunimit ndërkufitar i Bashkimit Evropian është një mundësi e shkëlqyer për komunat që të realizojnë projekte të rëndësishme që janë prioritet për qytetarët. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale inkurajon komunat që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë në thirrjet publike për bashkëpunim ndërkufitar, duke pasur gjithmonë parasysh nevojat reale të qytetarëve”, shtoi ai./Telegrafi/

Advertisement

Penov: Po përmirësojmë jetën e qytetarëve, deri në fund të vitit do të jetë gati kolektori i ujërave të zeza në Orman shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy