Qeveria e përshpejtoi procesin e anëtarësimit në BE, por tani jemi të bllokuar në atë proces nga OBRM-PDUKM, parti e cila nuk lejoi të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdohet në rrugën evropiane, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov.

“E patë në takimin e fundit në Bruksel në dhjetor, ne ishim mënjanë. Kur të lënë mënjanë, nuk është e lehtë të rikthehesh në tavolinë. Por qytetarët e refuzojnë aq lehtë sa nuk e kuptojnë se devijimi nga drejtimi ka pasoja të mëdha për standardin, për atmosferën në të cilën jetojmë dhe për gjendjen e përgjithshme”, theksoi Penov për “Sloboden Peçat”.

Ai theksoi se në dukje se angazhimi i frontit evropian është që të ketë sukses në këto zgjedhje dhe më pas i njëjti front të bëjë hapin përfundimtar dhe që vendi ynë të fillojë përfundimisht negociatat me BE-në./Telegrafi/

The post Penov: Qeveria e përshpejtoi procesin e anëtarësimit në BE, por u bllokua nga OBRM-PDUKM appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";