Pensionet e muajit korrik në Maqedoni do të paguhen më 27 e këtij muaji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin korrik 2021.

Qeveria caktoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet te bankat deri më 26.07.2021.

Po ashtu bankave u rekomandohet që pensionistët t’i kenë gati pensionet në bankomate më 27.07 dhe të sigurojnë pagesën në dorë për klientët që nuk përdorin kartela bakare, ndërsa pagesa të bëhet në 4 grupe edhe atë për nga lartësia e pensionit.

Për pensionet deri në 11 denarë pagesë të jetë më 27.07, pensionet deri në 14 mijë të paguhen më 28.07, pensionet deri më 18 mijë të paguhen më 29.7, dhe pjesa tjetër mbi 18 mijë denarë të paguhen ditën e ardhshme më 28.07.2021./Telegrafi/

Advertisement

Pensionet e muajit korrik në Maqedoni do të paguhen më 27 e këtij muaji shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy