Për dy vite, 20 viktima në aksidente trafiku në Pollog

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Heqja e karantinës këtë vit ka bërë që menjëherë të rritet numri i aksidenteve në rajonin më të gjerë të Pollogut. Vitin e kaluar disa herë qytetarët e rajonit të Tetovës u përballën me orë policore, dhe kjo bëri që në mënyrë enorme të ulët numri i aksidenteve sepse kishte më pak automjete në trafik.

Sipas të dhënave të policisë, brenda dy viteve në rajonin e Pollogut jetën e kanë humbur 20 persona në aksidente trafiku. Nga policia e Tetovës për gazetën Koha njoftojnë se gjatë vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 844 aksidente trafiku. Në këto aksidente jetën e kanë humbur 13 persona.

“Gjatë vitit 2020, gjithsej 844 aksidente trafiku, në Tetovë 617 dhe Gostivar 227, janë regjistruar në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Nga aksidentet e përmendura të trafikut, 13 aksidente trafiku Tetovë 8 dhe Gostivar 5 kanë qenë me viktima në njerëz në të cilët 13 persona kanë humbur jetën”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Krahas kësaj, gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 75 aksidente trafiku apo në Tetovë 55 dhe Gostivar 20, të shkaktuara nga kafshët në rrugë. Rasti më i fundit ishte kur një ari ishte aksidentuar në autostradën Tetovë – Shkup. Në ndërkohë, këtë vit është rritur dukshëm numri i aksidenteve. Nëse vitin e kaluar gjatë 12 muajve kishte 844 aksidente në Pollog, këtë vit vetëm brenda 9 muajve janë shënuar 897 aksidente trafiku. Por, këtë vit numri i viktimave është më i vogë[email protected], bëjnë të ditur nga policia e Tetovës për gazetën Koha.

“Gjatë nëntë muajve të vitit 2021, deri më datë 30 shtator të këtij viti, në zonën e SPB në Tetovë janë regjistruar gjithsej 897 aksidente komunikacioni apo në Tetovë 643 dhe Gostivar 254. Nga aksidentet e përmendura të trafikut, 6 aksidente trafiku ose në Tetovë dy dhe katër në Gostivar kanë qenë me viktima në njerëz në të cilët 7 persona kanë humbur jetën prej tyre dy në Tetovë dhe pesë në Gostivar. Këtë vit, po ashtu më shumë aksidente trafiku janë regjistruar të shkaktuara nga kafshët. Gjatë nëntë muajve të vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, ose në Tetovë 51 dhe Gostivar 17, të shkaktuara nga kafshët në rrugë”, tha Fatmir Rexhepi./Koha/

Advertisement

Për dy vite, 20 viktima në aksidente trafiku në Pollog shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy