
MPB Maqedoni njofton se dje (09.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u krye kontroll aksionar për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, gjatë të cilit u sanksionuan 232 drejtues motoçikletash.
“Nga këta, 97 drejtues nuk përdorën helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit, 77 drejtonin pa leje drejtimi, tetë motoçikleta u konfiskuan për shkak të lejeve të skaduara të trafikut dhe shkaktimit të zhurmës së tepërt. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 164 lloje të tjera shkeljeve të rregullave në trafik”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
The post Për gjashtë orë policia gjobiti 232 motoçiklistë në territorin e gjithë vendit appeared first on Telegrafi.