Policia e Maqedonisë kontrollon 160 lokacione për armë ë gjithë territorin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 4 deri në ora 8:00, nëpunësit policorë të Byrosë për Sisugri Publike pranë MPB-së, në koordinim me Inspektratin Shtetëror zbatuan aksion kontrollues në gjithë territorin.

Qëllimi i aksionit, siç njoftojnë nga MPB, ka qenë sanksionimi i veprave penale dhe kundërvajtjeve.

“Në kuadër të kontrollit janë vërtetuar 6 vepra penale siç janë për armë, për drogë, gjueti dhe 6 kundërvajtje tjera. Janë kontrolluar 160 lokacione në të gjithë Sektorët e Punëve të Brendshme nga ku janë arrestuar 10 persona. Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 18 armë dhe 111 copa municion”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se ndaj personave që kanë shkelur ligjin pas dokumentimit të rastit do të ngriten kallëzime penale./Telegrafi/

Advertisement

Policia e Maqedonisë kontrollon 160 lokacione për armë ë gjithë territorin e vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy