minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Për një ditë janë gjobitur mbi 100 motoçiklistë në Maqedoni - Struga.info


Për një ditë janë gjobitur mbi 100 motoçiklistë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 51 shoferë të dehur në gjithë territorin e vendit si dhe 112 motoçiklistë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

“Aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa është evidentuar ulja e aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle po zbatohen. Si rezultat i masave të ndërmarra, është zvogëluar numri i viktimave në aksidente nga ku gjatë vitit 2020 kishte numrin më të vogël me 125 viktima. Edhe gjatë vitit 2021 vazhdon trendi i uljes së numrit të viktimave nga aksidentet në komunikacion. Në periudhën nga 1 janari deri më 15 prill numri i aksidenteve është ulur për 12% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa numri i viktimave është ulur për 14%”, tha Angellovski.

Sipas tij, aksionet e përforcuara kontrolluese kanë për qëllim dënimin e kundërvajtjeve që shkaktojnë më së shpeshti aksidente.

“Ju bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregulat në mënyrë që të kemi komunikacion më të sigurt”, tha Angellovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Për një ditë janë gjobitur mbi 100 motoçiklistë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy