Për një javë janë regjistruar vetëm 6.332 mërgimtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ka rënë edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk.

Sipas të dhënave që publikohen në ueb faqen “popis2021.stat.gov.mk”, mund të shihet se për 7 ditë janë vetëregjistruar vetëm 6.332 qytetarë.

Kjo mësohet nga ajo, sepse nëse më 2 prill numri i të vetëregjistruarve arrinte në 177.875, deri më 9 prill ky numër ka arritur në 184.207.

Interesimi për t’u vetëregjistruar filloi të bie, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i votoi ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente.

Advertisement

Por, megjithëse është shtyrë regjistrimi i popullsisë rezidente, ai i diasporës vazhdon. Kështu mërgimtarët mund të vetëregjistrohen edhe më tej.

Diaspora e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohet deri më 30 shtator, kur edhe pritet të përfundojë regjistrimi në terren i popullsisë rezidente në vend./TV21/

Për një javë janë regjistruar vetëm 6.332 mërgimtarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy