Për shkak të ndërhyrjeve teknike disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistem nesër pa rrymë elektrike do të mbesin disa pjesë të Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Gjorçe Petrovit, informojnë nga SHA “EVN Maqedoni”.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kërçin” në Komunën e Karposhit.
Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Creshevë, një pjesë e rrugës drejtë fshatit Viniçe, rr.”3″ dhe rr.”4″ në fshatin Creshevë gjegjësisht rruga kryesore në hyrjen e fshatit në Gazi Babë.
Prej orës 6:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Trajko Ivanov”, një pjesë e rrugës “Eftim Sprostranov”, një pjesë e rrugës “Dimitar Miraççiev” në Kisella Vodë Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Cërnogorska” nën rrugën “2” në Gjorqe Petrov./MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy