minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, URMV do të ndihmojë në testimin për COVID-19 - Struga.info


Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, URMV do të ndihmojë në testimin për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtria e Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen i është bashkuar testimit të qytetarëve për coronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Një ekip i stafit teknik nga Qendra Mjekësore Ushtarake doli në terren, i ndihmuar nga ekipe të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP-së), për t’i ndihmuar ata në marrjen e mostrave të testimin për virusin Covid-19. Me këtë mbështetje nga Ushtria, kapaciteti do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, por gjithashtu do të lehtësohet puna e ekipeve nga QSHP. Ekipi nga Qendra Mjekësore Ushtarake është i përfshirë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe të japin informacione të sakta në anketat epidemiologjike./Telegrafi/

The post Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, URMV do të ndihmojë në testimin për COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy