Për shtatë muaj janë regjistruar 1.038 persona që vozisin pa patentë shoferë në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, krahas aktiviteteve tjera gjatë kësaj vere po ndërmerr masa intensive për zbulimin dhe sanksionimin e personave që drejtojnë automjete pa dhënien e testit për shofer dhe patentë të vlefshme për këtë.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se dje (16-gusht) janë gjobitur 7 persona të tillë në rajonin e Tetovës dhe 1 person nga Gostivari.

“Për shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar gjithsej 1.038 persona në Tetovë dhe 414 në Gostivar me shkelje të tillë. Të gjithë ata janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse për ta, si dhe për pronarët e automjeteve që u kanë dhënë për të vozitur, edhe pse e kanë ditur se nuk kanë patentë shofer.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon, sidomos te të rinjtë, që të mos hipin në timon pa ndjekur paraprakisht trajnimet juridike dhe praktike të parapara me ligj dhe pa e kaluar testin për shofer.

Advertisement

Sepse në atë mënyrë ata vënë në pikëpyetje, para së gjithash, sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, pa marrë parasysh nëse është automjet, kamion, motoçikletë apo mjet tjetër. Gjobat monetare për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion janë 250 euro në kundërvlerë në denarë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Për shtatë muaj janë regjistruar 1.038 persona që vozisin pa patentë shoferë në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy