Për të shkuar në kafene ose restorant, do të duhet të jeni të vaksinuar – thotë Bekteshi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i ka ftuar qytetarët, sidomos objektet hotelerike, t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Ai tha se si qeveri janë të obliguar t’i nxisin qytetarët të vaksinohen, me qëllim që të mos vijë situata për vendosjen e masave më të ashpra.

Bekteshi tha se vetëm të vaksinuarit do të kenë të drejtë të qëndrojnë në kafene dhe restorante, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse vjen situata që të kemi mbyllje të plotë të sektorëve të caktuar, atëherë do të sjellim masa ekonomike për ato mbyllje”, tha Bekteshi.

Advertisement

Ai saqroi se masat e sjella nga Qeveria, nuk janë për mbyllje të plotë të objekteve hotelerike, por vetë për ato që punojnë brenda.

Bekteshi gjithashtu tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut, do të bëjë kontrolle në të gjitha objektet hotelerike, për të parë nëse respektohen masat ose jo./Telegrafi/

Për të shkuar në kafene ose restorant, do të duhet të jeni të vaksinuar – thotë Bekteshi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy