Për vaksinim janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësorë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo ditë pune, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, do të bëhet vaksinimi në tre poliklinikat e Shkupit, Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, ndërsa pasdite do të jenë të hapura edhe pikat Çento, Idadija, Bit Pazar dhe Gjorçe Petrov.

Caktimi i vaksinimit do të bëhet përmes aplikacionit “Termini im”, dhe nga nesër, sipas njoftimeve, faqja e aplikimit do të jetë funksionale.

Regjistrimi i punonjësve shëndetësorë tashmë ka filluar sipas një liste të veçantë dhe deri më tani janë regjistruar 4.000, gjysma e të cilave janë nga kryeqyteti./Telegrafi/

Për vaksinim janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësorë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy