minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Për viktimat nga zjarri në Koçan do të protestohet edhe në Shkup - Struga.info


Për viktimat nga zjarri në Koçan do të protestohet edhe në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit në diskoteken Pulse njoftuan një tjetër protestë “Marshimi i Engjëjve”, të cilën do ta mbajnë në Shkup në vend të Koçanit.

Fillimi i marshimit është planifikuar për në orën 12:05 në Sheshin Maqedonia, nga ku do të vazhdojë përpara Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

“Fëmijët tanë vdiqën më 16 mars. Gjashtëdhjetë e tre fëmijë që nuk do t’i shohim më kurrë. Nuk po ju kërkojmë mëshirë, po ju kërkojmë të bashkoheni me ne në luftën për drejtësi, sepse fëmijët tanë e meritojnë. Po marshojmë për të vërtetën. Dhimbja është e jona, por lufta është për të gjithë ne. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj”, thanë prindërit në një video-mesazh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy