Zgjedhjet e teta lokale në Maqedoni do të monitorohen nga gjithsej 1.451 vëzhgues vendas dhe të huaj.

KSHZ ka akredituar 807 vëzhgues vendas dhe 644 të huaj. Për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar edhe 12 gazetarë të huaj.

Organizata me numrin më të madh të vëzhguesve vendas është Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Shoqërore dhe Sociale “Wake Up” – Shkup, me gjithsej 549 vëzhgues.

Zgjedhjet do të ndiqen edhe nga:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MKC – Manastir: 23 vëzhgues
LAG Agro Lider – Krivogashtan: 5 vëzhgues
“Interaktiv” Manastir: 8 vëzhgues
“Romalitico” – Shkup: 10 vëzhgues
Shoqata për Zhvillim Shoqëror “PËR TETOVËN”: 5 vëzhgues
Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore: 25 vëzhgues
Shoqata Alpiniste-Sportive “KAB Struga”: 16 vëzhgues
“Eurothink” – Qendra për Strategji Evropiane: 4 vëzhgues
Qendra CIVIL për Liri – Shkup: 60 vëzhgues
Shoqata e qytetarëve për fuqizimin e vlerave demokratike “TRI SI KONSALTING” – Shkup: 6 vëzhgues
Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare “OHRID”: 27 vëzhgues
Rrjeti Kombëtar “Gratë për Gratë”: 20 vëzhgues… dhe organizata të tjera.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KSHZ-së, numrin më të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale 2025 e ka:
ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut: 524 vëzhgues
Ambasada e SHBA në Shkup: 30
Parlamenti Evropian: 12
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup: 11
Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë: 2
Ambasada e Hungarisë: 8
Qendra për Zhvillim, Reforma dhe Trajnime të Sistemeve Zgjedhore të Gjeorgjisë: 2, si dhe misione të tjera diplomatike dhe organizata ndërkombëtare.