Përfitime të reja për punonjësit e Diners Club Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qasje në një numër të madh qendrash fitnesi dhe fleksibilitet më të madh në zgjedhjen e aktivitetit fizik. Ky është përfitimi më i ri nga seria e përfitimeve që Diners-i u ofron punonjësve të tij.

Duke filluar nga ky muaj, Diners-i do të mbulojë tarifën mujore të anëtarësimit për aplikacionet e fitnesit FitKit dhe Sportmaster, me anë të së cilës punonjësit do të mund të zgjedhin se ku do të ushtrojnë, çfarë do të ushtrojnë dhe kur do të ushtrojnë. Në këtë mënyrë, Diners-i u ofron punonjësve mundësinë për të ndryshuar llojet e aktivitetit fizik si dhe vendin dhe kohën e ushtrimeve sipas preferencave dhe nevojave të tyre.
“Në çdo gjë që bëjmë ne udhëhiqemi nga motoja “Kur do më shumë”, prandaj edhe për ekipin tonë duam më shumë zgjedhje dhe mundësi si në fushën profesionale ashtu edhe në atë private. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, ne duam t’i inkurajojmë punonjësit tanë që të jenë fizikisht aktivë dhe t’u ofrojmë atyre më shumë fleksibilitet në kujdesin për shëndetin e tyre, sepse në fund të fundit kjo është më e rëndësishmja.” – thonë nga Diners-i.
Bashkëpunimi me FitKit dhe Sportmaster është vetëm një pjesë e programit afatgjatë të Diners Club Maqedoni për të investuar në mirëqenien dhe edukimin e punonjësve të tij. Pjesë e planeve të ardhshme është edhe vendosja e bashkëpunimit me kompani nga fusha e edukimit në gjuhë të huaja dhe aftësi kompjuterike.

Që nga viti i kaluar, të gjithë punonjësit e Diners-it kanë qasje në sigurime shëndetësore private, ndërsa këtë vit menaxhmenti ka vendosur edhe orar fleksibël të punës nëpërmjet javës së punës me orar të shkurtuar për çdo të premte deri në orën 14:00.

Përfitime të reja për punonjësit e Diners Club Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy