Përfundoi pa përparim mbledhja e komisionit të përbashkët Shkup-Sofje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Përbashkët i Ekspertëve të Çështjeve Historike dhe Arsimore Shkup-Sofje në mbledhjen dyditore nuk ka arritur kurrfarë përparimi.

Në mbledhjen e 16 siç u njoftua pas përfundimit të takimit anëtarët kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë.

“Mbeten dallimet në qasjen dhe kuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë moderne dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira të liruara nga politizimi i historisë”.

“Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu dalin edhe keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen përjashtuese që është e panjohur në kuptimin bashkëkohor të edukimit historik, që nga ana tjetër nënkupton një qasje multi-perspektive dhe ndërdisiplinore”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Advertisement

 

Përfundoi pa përparim mbledhja e komisionit të përbashkët Shkup-Sofje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy