
Ekipi i mjekëve specialistë nga klinikat në Shkup, i cili ditët e fundit ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Koçani, ka përfunduar vlerësimin e gjendjes së të lënduarve në zjarrin në klubin “Puls”.
Janë kontrolluar më shumë se 110 pacientë që më parë ishin trajtuar në spitale jashtë vendit, ndërsa tani kanë fizioterapi dhe ndërrim të fashave çdo ditë për lëndime në Spital.
Sipas drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm, Kristina Serafimova, në mënyrë shtesë në kontrollin për vlerësim janë paraqitur edhe të lënduarit që ishin të shtruar në klinikat në shtet. Në ditët në vijim, ekipi i specialistëve duhet të përgatisë një raport që do të përcaktojë gjendjen e të gjithë pacientëve dy muaj pas ngjarjes tragjike.
Punonjësit shëndetësorë, së bashku me vullnetarët nga “Support Kocani”, janë të angazhuar në ofrimin e ndihmës së duhur financiare dhe mjekësore për të lënduarit.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, 40 të lënduar aktualisht po marrin terapi fizikale për të zvogëluar problemet me lëvizjen e nyjeve të ekstremiteteve, dhe 70 pacientë të tjerë kanë ndërrim të fashave të djegieve. Trajtimi i shumë pacientëve do të zgjasë disa vite dhe ata nuk duhet t’i ekspozojnë lëndimet e tyre ndaj diellit dhe ndikimeve të jashtme.
The post Përfundoi vlerësimi i gjendjes së më shumë se 110 të lënduarve në klubin “Pulse” që u trajtuan në spitale jashtë vendit appeared first on Telegrafi.