Përfundon votimi në Maqedoni, fillon numërimi i votave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon votimi në Maqedoni, fillon numërimi i votave

Në orën 19:30 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, në të cilat qytetarët e RMV-së kanë votuar në zgjedhjet lokale.

Edhe pse pritej që vendvotimet të mbyllen në orën 19:00, votimi ka vazhduar edhe për gjysmë ore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësit e partive ndodhen në shtabet e tyre, ku edhe i presin rezultatet e para, të cilat pritet të publikohen rreth mesnatës.


Të gjitha lajmet nga zgjedhjet lokale në Maqedoni

Advertisement

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, në konferencën e orës 19:00 i ftoi mediumet dhe partitë politike të përmbahen dhe të mos thyejnë heshtjen zgjedhore deri sa të mbyllen të gjitha vendvotimet.

Dashtevski njoftoi se rezultatet do të shpallen drejtpërdrejt nga vendvotimet për herë të parë në histori dhe do të publikohen në faqen e KSHZ-së.

Advertisement

Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 1.824.864, ndërsa është votuar në 3.480 vendvotime./Telegrafi/

Përfundon votimi në Maqedoni, fillon numërimi i votave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy