Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.
Në poligonin e ushtrisë “Krivollak” stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit.

Në stërvitje të do të marrin pjesë 1850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri.

Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përgjigjja e shpejtë”, fillon stërvitja ushtarake në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.