Në Krivollak filloi stërvitja më e madhe ushtarake në vend “Përgjigjja e shpejtë 22”.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rreth 4600 trupa nga tetë shtete – Maqedonia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia, sot nis në poligonin Krivollak “Përgjigje e shpejtë 22”.

Me rreth 4.600 trupa nga tetë shtete – Maqedonia e Veriut, SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia, sot në poligonin Krivollak fillon “Përgjigje e shpejtë 22”, stërvitja më e madhe ushtarake e realizuar në vend.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në konferencën tha se është nder i madh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë që të jenë nikoqire e një stërvitje të tillë. Ajo shprehu bindjen se pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të tregojnë atë që dinë më së miri.

“Qëllimi i këtij ushtrimi ka dy aspekte. Kjo është gatishmëria e Ushtrisë së Maqedonisë për ushtrime të tilla komplekse që ne i kryejmë së bashku me aleatët, gjë që tregon gatishmërinë e saj, nivelin e operacionit, por edhe mënyrën se si ajo bashkëpunon me ushtritë brenda NATO-s. Së dyti, e cila është e rëndësishme edhe për vendin tonë, tregon kapacitetet e qendrës trajnuese në Krivollak”, theksoi Petrovska, duke shtuar se Krivollaku është një qendër serioze trajnimi, ku të gjithë anëtarët e Aleancës do t’i shfrytëzojnë përfitimet e saj./Telegrafi/

Advertisement

Në Krivollak filloi stërvitja më e madhe ushtarake në vend “Përgjigjja e shpejtë 22”. shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy