Petrovska në Krivollak: Bëhen përgatitjet për stërvitjen më të madhe ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot vizitoi poligonin ushtarak Krivollak në periferi të Shkupit.

Ajo njoftoi se po bëhen përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtë pranverë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, sot vizituam poligonin Krivollak”.

“Përgatitjet për stërvitjen më të madhe që do të mbahet këtu këtë pranverë, “Swift Response 22”, po ecin në rendin më të mirë, sikurse edhe projektet zhvillimore të Krivollakut”, ka thënë ajo përmes rrjeteve sociale.

Advertisement

Petrovska në Krivollak: Bëhen përgatitjet për stërvitjen më të madhe ushtarake shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy