Përgjimet e paligjshme, Mijallkov kërkon aktgjykim lirues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fjalën e sotme përmbyllëse të mbrojtjes në rastin “Shënjestra – Fortesa”, mbrojtja e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov kërkoi aktgjykim lirues.

E akuzuara tjetër në këtë rast ish-ministrja Gordana Jankulloska kërkoi gjithashtu të lirohej nga faji.

Ajo tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme, dhe se ajo vetë ishte viktimë e regjistrimeve të paligjshme, për të cilat, siç tha ajo, as nuk e ka ditur.

“Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë nuk e kam kryer veprën penale për të cilën më akuzon Prokuroria Publike. Ju keni prova të mjaftueshme për të vlerësuar siç duhet dhe për ta dhënë vendimin e vetëm të mundshëm, ndërsa në rastin tim është vendimi për pafajësi”, tha sot në fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa” ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.

Advertisement

Përgjimet e paligjshme, Mijallkov kërkon aktgjykim lirues shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy