Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas përleshjes me armë në qendrën tregtare në Shkup.

Nga kjo parti thonë se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duhet të japë dorëheqje.

Lexo po ashtu
Publikohen pamjet nga gjuajtja me armë zjarri në qendrën tregtare në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Para 3 ditësh ministri tha se tërësisht i kanë shkatërruar grupet kriminale. Sot, në mes të ditës përleshje e re kriminale në qendër tregtare në Shkup. Në këtë qendër tregtare shkojnë të gjitha grupet e njerëzve: të moshuar, të rinj, meshkuj, femra, prindër me fëmijë… Spasovski sërish e mashtroi opinionin”.

“Qytetarët nuk janë të sigurt përsëris: Policia nën udhëheqjen e LSD-së dhe BDI-së nuk kanë aspak autoritet. MPB sërish ka vdekur. Në vend që Spasovski të zhvillojë fushatë për president, duhet të japë dorëheqje”, tha Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përleshjet me armë në Shkup, opozita kërkon dorëheqjen e Spasovskit appeared first on Telegrafi.