minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Përmbyllet procedura parlamentare, Gashi dekretoi ligjin për shkollat fetare për rregullimin e statusit të medresesë “Isa Beu” në Shkup - Struga.info


Përmbyllet procedura parlamentare, Gashi dekretoi ligjin për shkollat fetare për rregullimin e statusit të medresesë “Isa Beu” në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka nënshkruar dekretin për ligjin e ri për Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Me këtë, është kryer dhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare.

Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi.

Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.

Advertisement

“Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend”, njoftojnë nga Kuvendi.

Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.

The post Përmbyllet procedura parlamentare, Gashi dekretoi ligjin për shkollat fetare për rregullimin e statusit të medresesë “Isa Beu” në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy