
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka nënshkruar dekretin për ligjin e ri për Medresenë “Isa Beu” në Shkup.
Me këtë, është kryer dhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare.
Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi.
Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.
“Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend”, njoftojnë nga Kuvendi.
Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.
The post Përmbyllet procedura parlamentare, Gashi dekretoi ligjin për shkollat fetare për rregullimin e statusit të medresesë “Isa Beu” në Shkup appeared first on Telegrafi.