Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Jeton Abdullahi, personi i cili vendosi flamurin shqiptar afër kryqit në Kodrën e Diellit, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjet e fundit dhe reagimin nga Stojançe Angellov.

Jeton Abdullahi u kërkon falje besimtarëve ortodoks nëse të njëjtët janë ndjerë të fyer nga ajo që është shkruar ditëve të fundit. Abdullahi thotë se nuk e ka hequr flamurin e Kishës Ortodokse, por vetëm e ka ngritur atë shqiptar. Ai shkruan se kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, duke shikuar kamerat e sigurisë.

Lexo po ashtu
Angellov: Është larguar flamuri shqiptar afër kryqit në Kodrën e Diellit, do të vendoset ai Kishës Ortodokse

Advertisement

“Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri tek Besimtarët Ortodoks dhe Kishës Ortodokse në Kodrën e Diellit. Që unë e pranoj se e kam Ngritur Flamurin e Kombit tim Shqipëtar por nuk e pranoj se kam hequr Flamurin e Kishës Ortodokse. Unë nuk kam pasur për qëllim që të bëj nxitje për urrejtje Fetare sepse para disa ditëve e pashë një foto nëpër rjetet sociale se është dëmtuar Flamuri Kombëtar i Shqipëtarëve dhe kështu vendosa ta zëvendësoj atë me një Flamurë të ri”.

“Sa i përket Stojançe Angelov që mundohet ta politizoj këtë çështje për poena politke dhe të bëjë nxitje ndëretnike dhe Fetare dhe që deklaroj sonte në emisionin tek Kanal5 se unë kinse e kam ulur Flamurin e Kishës (ku vetë gazetarja e pyeti përse nuk e uli Flamurin e Maqeonisë por atë të Kishës dhe Angelov u përgjigj nuk e di). Dhe tash unë i përgjigjem atij dhe të gjithë Besimtarëve Ortodoks me fakte me foton e atij që me datën 18.11.2023 e ka postuar në Facebook një selfie ku shihet qartë se nuk ka pasur asnjë Flamur në shtizë ku unë e kam vendosur Flamurin Kombëtar. Kjo mund të faktohet shum thjeshtë me kamerat e sigurisë që janë të vendosura në objektin e Kishës. Nën Flamur kemi lindur Nën Flamur do vdesim””, (sic) ka shkruar Jeton Abdullahu.

Advertisement

Vendosja e flamurit shqiptar afër kryqit në Kodër të Diellit, Policia e Maqedonisë merr në pyetje edhe një person tjetër

Lexo po ashtu
Vendosja e flamurit shqiptar afër kryqit në Kodër të Diellit, Policia e Maqedonisë merr në pyetje edhe një person tjetër

Advertisement

Ndryshe, Jeton Abdullahu së bashku me një person tjetër kanë përfunduar në polici për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar në Kodrën e Diellit./Telegrafi/

Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy