Pesë ministra nga Bullgaria dhe RMV do të marrin pjesë në takimin e punës në Sofje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre ministra nga Bullgaria dhe dy nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë nesër në takimin e grupit ndërdikasterial për bashkëpunim në fushat e infrastrukturës, transportit dhe lidhjes, kumtuan nga Ministria për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike e Bullgarisë.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevski, ministrat e Transportit të Bullgarisë – Nikolay Sabev dhe ministri i Maqedonisë së Veriut – Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Energjisë Aleksandar Nikollov.

Në takimin e punës do të marrin pjesë edhe zëvendësministrja rajonale Deljana Ivanova, Razmena Çekiq-Duroviq – sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekspertë nga të dyja vendet.

Pjesëmarrësit diskutojnë tema lidhur me transportin dhe lidhjen e transportit midis dy vendeve, energjinë dhe politikën rajonale.

Advertisement

Paraprakisht, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe Goran Milevski do të marrin pjesë në takimin për Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pesë ministra nga Bullgaria dhe RMV do të marrin pjesë në takimin e punës në Sofje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy