Gjykatësi i Gjykatës Administrative M.Sh. sot është dënuar me pesë vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Gjykatësi, paraprakisht si avokat, për familjarë ka ngritur procedurë për denacionalizimin e një prone prej thuajse 2000 katrorë, gjegjësisht plazh në Strugë dhe i është paguar kompensim, ndërsa në ndërkohë, është bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe e ka marrë lëndën pas padisë së familjarëve dhe ua ka kthyer pronën në kundërshtim të më shumë ligjeve.

“Gjykata Themelore Penale Shkup, sot në debat publik, e publikoi aktgjykimin e shkallës së parë kundër të akuzuarit M.Sh., gjykatës në Gjykatën Administrative për të cilin në vitin 2019 u hap hetim me dyshimin për Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit. Sipas të gjitha dëshmive materiale dhe verbale të prokurorisë dhe mbrojtjes, ndërsa duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, gjykata solli aktvendim me të cilin të akuzuarin M.Sh, e shpalli fajtor për veprën penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me paragrafin 1 të KP dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 vitesh”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

M.Sh. si avokat i ka përfaqësuar interesat me Kërkesë për denacionalizim nga dy persona, paraprijësit juridik të së cilit i është caktuar dhe paguar kompensim për tokën që ka qenë lëndë e kërkesës për denacionalizim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndërkohë, M.Sh. është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe në shtator 2018 për lëndën për denacionalizim për të cilën ka vepruar në cilësinë e avokatit, në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar Padia, ndërsa ai e ka marrë në punë.

The post Pesë vite burg për ish-gjykatësin e Gjykatës Administrative në RMV appeared first on Telegrafi.