Kacarska kërkon të emërohen gjykatës të rinj, Gjykata Kushtetuese do të mbetet me pesë gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, sot tha se ky institucion aktualisht funksionon pa një të tretën e gjykatësve, ndërsa nga mesi i janarit pritet që edhe një gjykatës të largohet.

Kacarkska thotë se Gjykata Kushtetuese do të mbetet me pesë nga gjithsej nëntë gjykatës. Ajo në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi në rast se nuk do të ketë gjykatës të rinj, do të shkaktohet mosbalancim mes sulmit eventual ndaj rendit kushtetues dhe mbrojtjes së të njëjtës nga ana e gjykatës.

“Në emër të Kushtetutës dhe respektimit dhe mbrojtjen e saj pa kompromis, kërkoj dhe apeloj deri te Kuvendi që të zgjedhen gjykatës të rinj pasi në pyetje do ta sjellin legjitimitetin e vendimeve të ardhshme, gjithsesi edhe cilësinë, e posaçërisht besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese, që do të thotë humbje të besimit në sistemin gjyqësor”, tha Kacarska.

 

Advertisement

Kacarska kërkon të emërohen gjykatës të rinj, Gjykata Kushtetuese do të mbetet me pesë gjykatës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy