Petkov: Asgjë s’do të bëjmë nën presion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk do të bëjmë asgjë nën presion, tha sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Bullgaria është nën presion ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk bëhet fjalë për presion politik. E gjithë korniza që dikush po na bën presion, ndërsa ne a do të bëjmë diçka nën presion – nuk do të bëjmë asgjë nën presion. Kjo duhet të jetë absolutisht e qartë për të gjithë popullin bullgar. Ajo që po bëjmë është të shohim nëse dëshirat dhe nevojat bullgare për mbështetjen e bullgarëve në RMV mund të garantohen përmes procesit evropian. Do t’ia lë Ministrisë së Jashtme, sepse janë duke negociuar tani.

Çështja është tjetër, a mund të garantohet pozicioni bullgar përmes procesit evropian, ndërsa jo a do të na bëjë dikush presion për çfarëdo qoftë”, tha Petkov./Telegrafi/

Petkov: Asgjë s’do të bëjmë nën presion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy