Petkov i paraqitet Kovaçevskit për shkak disa incidenteve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov ka kërkuar sqaron nga kryeministri i Maqedonisë, Dimtiar Kovaçevski për incidentet që kanë ndodhur në Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë u shpreh se kanë biseduar me telefon për shkatërrimin e kurorës së luleve të Goce Dellçevit dhe për xhamat e thyer në Manastir.

“Dëshironte të informohet për dy incidente që kanë ndodhur në Maqedoni dhe njëri është për shkatërrimin e kurorës së lules te vari i Goce Dellçevit dhe e njoftova se MPB po ndërmerr masa, ndërsa e dyta ishte për thyerjen e xhamave në Manastir, për të cilin incident policia tha se nuk bëhet fjalë për incident politik”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse kanë biseduar për çështjet që duhet të zgjidhjen, Kovaçevski theksoi se MPJ-të e dy shteteve punojnë dhe nëse ka përparim nga dy palët atëherë do të bëhet edhe sqarimi i zgjidhjes./Telegrafi/

Advertisement

Petkov i paraqitet Kovaçevskit për shkak disa incidenteve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy