Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, ka dhënë deklaratë me rastin e 30 vjetorit të njohjes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së atëhershme.

Deklarata e kryeministrit është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook.

“Sot bëhen 30 vjet nga njohja e pavarësisë së Republikës së atëhershme të Maqedonisë. Më 15 janar 1992, qeveria e Filip Dimitrov ishte e para që mbrojti të drejtën e miqve tanë maqedonas për të pasur shtetin e tyre.

Kështu, Bullgaria ka treguar se dëshiron të ketë marrëdhënie reale të vullnetit të mirë dhe dialogut mes dy vendeve tona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot ne kemi detyrimin të rivendosim klimën e mirëkuptimit mes nesh, sepse së bashku mund të bëjmë më shumë”, tha Kiril Petkov.

Kryeministri bullgar ditën e martë (18 janar) do ta vizitojë Shkupin./Telegrafi/

Petkov: Ne jemi të detyruar të rikthejmë klimën e mirëkuptimit me Maqedoninë e Veriut, së bashku mund të bëjmë më shumë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";