Petkov: Nuk do marrim vendim për Maqedoninë e Veriut pa miratimin e të gjithëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo zgjidhje në lidhje me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë me pëlqimin e plotë të koalicionit qeverisës dhe partive opozitare dhe asnjë vendim konkret nuk do të merret pa miratimin e Parlamentit dhe pa mbështetjen e plotë të të gjithë atyre që do ta votojnë, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në Kuvendin Popullor në Sofje.

“Kemi një marrëveshje të nënshkruar qartë për koalicionin, të cilën e respektojmë rreptësishtë. Ne i bëjmë të gjitha veprimet tona në përputhje me të. Unë si kryeministër nuk kam asnjë të drejtë dhe as do të përpiqem të bëj marrëveshje. Kemi një pozicion kornizë, një deklaratë”, tha Petkov për qëndrimin e Bullgarisë ndaj RMV-së.

Sipas Petkov, zhvillimet aktuale në Ukrainë “e kanë bërë rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe më delikat”.

“Ballkani Perëndimor është gjithashtu një rajon në rrezik. Siguria e Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të madhe për shtetin bullgar. Këtyre vendimeve duhet t’u qasemi me shumë përgjegjësi”, shtoi Petkov.

Advertisement

Ai theksoi se Komisioni Evropian është shprehur se është i gatshëm që përmes kornizës negociuese të jetë garantues i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni dhe të respektojë interesat dhe të drejtat e tyre./Telegrafi/

Petkov: Nuk do marrim vendim për Maqedoninë e Veriut pa miratimin e të gjithëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy