Petliçkovski: ISHP po kontrollon nëse pacienti nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një mostër për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit duhet të mbërrijë gjatë ditës në Institutin e Shëndetit Publik. Pacienti është nga Kërçova, në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski.

“Pacienti është i lokalizuar. Ai është kontaktuar nga epidemiologu kompetent në Manastir dhe ka përfunduar anketa fillestare epidemiologjike. Ne kemi teste në dispozicion dhe ISHP duhet të ketë përgjigje nëse është lija e majmunit”, tha Petliçkovski për “Sitel”.

Pacientit nga Kërçova para disa ditësh ka pasur puçrra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunit.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive shtoi se janë bërë analizat fillestare laboratorike dhe Komisioni do të mbajë një mbledhje sot pasdite për situatën me linë e majmunit./Telegrafi/

Advertisement

Petliçkovski: ISHP po kontrollon nëse pacienti nga Kërçova është i infektuar me linë e majmunit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy